Platini kundërsulmon; kërkon 7.2 milionë Euro dëmshpërblim

Mishel Platini hidhet në sulm. Ish futbollisti francez e ish presidenti I UEFA u dënua me 4 vjet pezullim për një pagesë të përfituar pa kontratë të shkruar prej 1.8 milionë Eurosh në vitin 2011 nga ish presidenti I FIFA, Sep Blater për konsulenca të kryera në periudhën 1998-2002.

Periudha e skualifikimit përfundoi në muajin tetor dhe tani Platini kërkon pagat e prapambetura dhe një bonus që është e përfshirë në kontratën e tij, që nuk është gjë tjetër vecse pagesa e honorareve të avokatëve për procedimet e shumta të viteve të fundit.

Sipas disa burimeve, shifra totale e pretenduar nga Platini, tashmë 64 vjecar arrin në 7.2 milionë Euro, 5.5 milionë nga të cilat janë paga e prapambetur, shifra këto që ende nuk janë konfirmuar nga ish presidentit I UEFA, Mishel Platini

Sfidanti.al