Juventus, Pogba është më shumë se një hipotezë, tani cmimi mund të bjerë

Telenovela Pogba mund të rishfaqet në Serinë A italiane e sidomos ne Torino. Sipas të përditshmes ‘Tuttosport’, Zonja e Vjetër duket se është e favorizuar për të marrë mesfushorin francez I cili po përjeton një moment delikat te Mancester Junajtid që është shumë larg vendeve të para në kampionat dhe jashtë Ligës së Kampioneve

Juventus e kërkoi edhe gjatë verës Pol Pogba  që nuk kishte raporte të mira me Mancester Junajtid, por operacioni dështoi menjëherë për shkak të vështirësive që hasën drejtuesit e klubit bardhezi për të larguar disa futbollistë dhe sepse klubi anglez nuk jepte asnjë sinjal se dëshironte  të lejonte largimin e futbollistit.

Në muajt e verës, Mancester Junajtid kërkoi 150 milionë Euro për Pogba, por tani Djajtë e Kuq duket se do t’I rishohin pretendimet e tyre dhe t’I ulin ato edhe për shkak të ecurisë jo pozitive të skuadrës, por edhe për faktin se data e skadencës së kontratës së Pogba po afron gjithnjë e më shumë pasi është në qershor të vitit 2021

Sipas ‘Tuttosport’, Pogba mund të kthehet në Torino, 3 vjet pas transferimit në Angli për vetëm 120 milionë Euro, një shifër që I jep mundësinë Mancester Junajtid që të dalë me fitim nga Pogba duke qenë se ai është në vitin e katërt të kontratës së tij 5 vjecare me Mancester Junajtid. Kjo shifër mund të reduktohet akoma më shumë nëse në tratativa përfshihen edhe kartona të lojtarëve të tjerë si Emre Xhan e Mario Manxhukic.

Sfidanti.al