Pjanic, De Sciglio dhe një mes Lautaros e Neymar; ja plani i Barcelonës

Sipas të përditshmes spanjolle ‘Sport’ Juventus dhe Barcelona kanë gjetur marrëveshjen për një maksioperacion prej 60 milionë Eurosh; De Sciglio dhe Pjanic në Katalojnë e Arthur në Torino. Klubi katalanas po e bindin brazilianin që të pranojë kalimin në Serie A. Fakti që Quique Setien po e lë shpesh në stol është një sinjal i fortë se klubi kërkon ta cojë Arthur diku tjetër. Si Barcelona ashtu edhe Juventust duhet të mbyllin tratativat brenda 30 qershorit për cështje bilanci.

Në këtë pikë mbetet që të bindet Arthur i cili po lëkundet mes pankinave te skuadra blaugrana dhe ofertës bardhezi; 5 milionë Euro në sezon dhe bonuse. Me ‘Po’ e brazilianit për kalimin te Juve, operacioni do të mund të mbyllet përfundimisht duke I kënaqur që të gjitha palët.

Ndërkaq, Barcelona po bën përpjekjet edhe në krahun tjetër,Lautaro Martinez, për të cilin po bëhet gjithnjë e më e vështirë që të transferohet në Spanjë duke parë se klubet ende nuk janë drejt gjetjes së një marrëveshjeje. Në këtë pikë, po sipas ‘Sport’ Barcelona po merr një tjetër hipotezë në konsideratë; rikthimin e Neymar në Camp Nou.

Te Barcelona e dinë që është e komplikuar nisja e tratativave me Paris Saint Germain, por dëshira e shfaqur hapur nga Neymar për t’u kthyer dhe mundësia për të përfshirë në operacion futbollistë që pëlqehen nga parizienët mund të sjellin një fund të lumtur të bisedimeve për Neymar. Ajo që është e sigurt se në këtë merkato Barcelona mund të marrë vetëm njërin mes dy të preferuarve të saj Neymar ose Lautaro Martinez.

Sfidanti.al