Kristof Piantek shfaqet në muret e Milanos nën firmën e Kamp Sedorf. Qendër sulmuesi polak bëhet protagonisti i fundit i artit të rrugës që praktikohet nga një grup të rinjsh nga Amsterdami që në këtë mënyre gjetën mundësinë për të shfaqur aftësitë e tyre krijuese të ndërthurur me pasionin për futbollin.
Kamp Sedorf tashmë është një firmë e njohur në panoramën e artit viziv underground, pasi më parë ky grup ka pikturuar edhe emra të tjerë që kanë shkruar faqe të historisë në futbollin botërore si Maradona, Mateus, Euzebio, Batistuta, Bergkamp, Klajvert, Krespo apo dhe vetë Sedorf që është edhe ikona e këtij grupi.
sfidanti.al