Inter, vendimi është marrë; ikën Spaleti, Konte firmos javën tjetër

Fati i Luciano Spaletit është larg Interit edhe nëse zikaltrit arrin të sigurojë pjesëmarrjen e tij në Ligën e Kampioneve. Tashmë drejtuesit e klubit milanez e kanë marrë vendimin e tyrë për të larguar trajnerin aktual të skuadrës duke iu përgjigjur kërkesës së tifozëve që në rrjetet sociale kanë nisur një fushatë për largimin e Spaletit.

Pasuesi i Spaletit në pankinën e Interit tashmë dihet që do të jetë Antonio Konte, edhe pse së fundmi u krijua përshtypja se ai do të ndryshojë mendjen nëse Interi dështon në arritjen e objektivit të tij. Sipas medias italiane, në të vërtetë Champions League në të vërtetë do të ndryshojë strategjinë e merkatos, por jo fatin e Kontes që e ka dhënë fjalën e tij për të marrë drejtimin e skuadrës milaneze, madje pritet që iosh tekniku i përtfaqësueses italiane të firmosë kontratën me skuadrën e tij të re, javën e ardhshme.

sfidanti.al