Futbollisti uellsian i Realit të Madridit, Garet Bejli, ndodhet në një situatë shumë të vështirë, sepse tani të gjithë e kanë të qartë, përfshi edhe atë vet, se trajneri i ri-i vjetër i Realit, Zinedin Zidane, nuk e ka atë në planet e tij të së ardhmes.
Mbas ndeshjes që Reali e humbi (0-2) ndaj Betisit, Zidane deklaroi se Bejli nuk do të qëndrojë në “Bernabe” gjë që u konfirmua edhe nga fakti se futbollisti uellsian nuk u fut në lojë as si rezervë, ndërkohë që lejohen të bëhen tre zëvendësime. Bejlin nuk e duan tani as tifozët dhe ai në shpesh raste është vërshëllyer nga ata, sapo futej në lojë.Por, megjithatë, mbas humbjes së djeshme nga Betisi, Bejli i shokoi të gjithë, kur deklaroi:
“Unë kam edhe tre vite nga kontrata ime me Realin. Nëse ata duan që unë të ikë, atëherë, le të më japin 17 milionë euro për sezon, por, nëse nuk do të m’i japin këto para, atëherë unë do të rri këtu dhe do të vazhdoj të luaj golf edhe tre vite të tjerë”!
Sfidanti.al