Pioli: Ndihemi optimistë, Zhiru e Diaz mund të jenë titullarë!

Trajneri i Milanit thotë se e di se në Londër e pret një ndeshje e tmerrshme, dhe krejtësisht e paparashikueshme. “Totenhemi është një skuadër e frikshme në sulm dhe do të luajë me agresivitet në nisje të çdo pjese, – thotë Stefano Pioli, – ne kemi një epërsi të vogël, por nuk mund të bëjmë llogari, as nuk mund të mbështetemi tek fitorja 1-0. Do të jetë një ndeshje personaliteti”. Pioli thotë se ka shpresë që Milani do të bëjë lojën e duhur dhe do të kualifikohet, ndërsa pozitiv është fakti se nuk ka dëmtime. “Zhiru e Diaz janë mirë, mund të luajnë që të dy titullarë”, – thotë trajneri.

Sfidanti.al