Ka qenë zv. president i shoqatës së arbitrave, një pozicion aspak i parëndësishëm. Skandali për Hoze Maria Enrikez Negreirën ka marrë “dhenë” në Spanjë dhe është nisur një hetim, ndërsa e përditshmja e përgjithshme “El Mundo” shkruan se zotëron një mesazh të dërguar nga Negreira për Barcelonën në 2020. Në atë mesazh i propozohet që mund ta ndihmojë klubin katalanas në përdorimin e VAR-it. Skandali “Negreira” ka lidhje me pagesat e dyshuara që Barça i ka bërë ish-arbitrit dhe ish-shefit të arbitrave me radhë kundrejt favoreve.
Sfidanti.al