Milani mori një goditje të rëndë në Derbin e Madonninës pasi humbi 3-0 ndaj Interit dhe tani sheh zikaltrit që të nisin arratinë në krye. Trajneri Stefano Pioli e komentoi këtë humbje të skuadrës së tij teksa theksoi se skuadra e tij mori një goditje të fortë psikologjike pas pësimit të golit të parë që u shënua që në minutën e 4 të sfidës
‘Me siguri që rëndoi shumë goli i pësuar pas minutash lojë në pjesën e parë-tha Pioli- e patëm të vështirë të gjenim ritmin, atë që dhamë në pjesën e dytë. Nuk arritëm dot të shënonim në momentin tonë më të mirë, kur meritonim të barazonim rezultatin. Handanovic kishte kohë që nuk bënte kaq pritje të shumta e të mira. Skuadra dha gjithcka në fushën e lojës, ishte një javë e vështirë, do të ringrihemi’
Sfidanti.al