Barcelona, revolucioni nis nga Lautaro Martinez?

Situata financiare e Interit nuk është shumë e mirë dhe klubi zikaltër rrezikon që të gjendet në një situatë ku do të duhet të shesë ndonjë prej yjeve të tij. Në këtë pikë nga Spanja vijnë lajme që ndezin sirenat e alarmit te Interi dhe tifozët e tij. Sipas portalit fichajes.net, te Barcelona është rindezur pasioni për Lautaro Martinez.

Dukej se problemet financiare të klubit katalanas e larguan përfundimisht atë nga sulmuesi argjentinas që duket se është shumë pranë rinovimit të kontratës me Interin. Por problemet e shfaqura së fundmi ne rang klubi si dhe zgjedhjet presidenciale në klubin spanjoll mund të ndryshojnë në mënyrë drastike skenarin për të ardhmen e Lautaro Martinez

Sfidanti.al