Pike nxit Nejmarin: Të tregojë se dëshiron të vijë te Barcelona

Xherard Pike është një futbollist që e thotë hapur atë që mendon e pëlqyeshme apo jo nga të tjerët. Qendërmbrojtësi i Barcelonës padyushim që foli edhe për cështjen e kthimit të Nejmar te skuadra blaugrana duke bërë një deklaratë që nuk lë shumë vend për interpretim duke i kërkuar të bëjë lëvizjen e tij nëse braziliani e dëshiron vërtetë të veshë sërish fanelën e Barcelonës.

‘Nejmar është një futbollist i madh, që e njeh qytetin dhe klubin-tha Pike në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Napolin-jam i bindur se shumë njerëz do të jenë të lumtur me rikthimin e tij. Unë personalisht do të jem i lumtur nëse ai do të jetë sërish në radhët tona, por opinioni im nuk ka shumë vlerë. Kam folur me të, por janë biseda që mbeten mes nesh dhe unë nuk do t’i tregoj këtu. Them se duhet të jetë ai vetë që të tregojë vullnetin e tij. Pres të ndodhë dicka’

Pike më pas foli për Ligën e Kampioneve ku Barcelona për 2 sezone radhazi është eliminuar në mënyrë të beftë. 32 vjecari u mbrojt duke kujtuar titujt e tjerë të fituar nga katalanasit duke thumbuar edhe rivalët e Realit të Madrid
‘Flitet për Realin e Madridit-vijoi Pike-ne nuk luajmë ruletën ruse dhe të përqendrojmë të gjitha forcat vetëm te Liga e Kampioneve me rrezikun e mbetjes me duar bosh. mendoj se është e nevojshme t’i shohësh gjërat në këndvështrimin e duhur. Sigurisht duam të fitojmë cdo trofe, por La Liga mbete objektivi ynë kryesor. Të jemi realistë, nuk është e lehtë të fitosh Ligën e Kampioneve. Nuk mund të zhvlerësosh një sukses të arritur në dëm të skuadrave të tilla si Real e Atletiko Madrid’.

sfidanti.al