Arsenal apo Totenhem? E ardhmja e Kutinjos, drejt Premier League

Barcelona ka përshpejtuar hapat për shitjen e Filipe Kutinjos në menyrë që të hidhet përfundimishrt në sulm për rikthimin e Nejmar në Camp Nou. Sipas të përditshmes franceze ‘L’Equipe’, braziliani duket se është pranë kalimit te Arsenalit me formulën e huazimit. Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, drejtues të të dy klubeve kanë zhvilluar një takim ditën e diel për të nisur bisedimet e gjetjen e një akordi. Kutinjo e ka dhënë menjëhertë miratimin për transferimin e tij në Premier League, kampionat në të cilin edhe spikati më shumë.

Në të njëjtën kohë mësohet se Arsenal ka shfaqaur gatishmërinë për t’i dhënë Kutinjos një pagë mbi 10 milionë Euro në sezon, por e kërkoi futbollistin në formë huazimi me të drejtë blerje gjatë sezonit, një propozim të cilin Barcelona që në të vërtetë kërkon kompensim ekonomik duket e detyruar ta pranojë pasi Kutinjo nuk ka hapësira në skuadër pas ardhjes së Grizman

Ndërkaq, në median angleze dhe më konkretisht te The Times flitet për një tjetër opsion përsa i përket të ardhmes së Kutinjos, bëhet fjalë për Totenhamin. sipas kësaj të përditshmeje, klubi londinez ka shfaqur gatishmërinë e tij për të paguar 25 milionë Euro vetëm për huazimin e futbollistit i cili do të sigurojë një kontratë me pagë prej 11 milionë Eurosh në sezon ose 220 mijë Euro në javë që do ta bëjë atë lojtarin më të paguar te Hotspurs

Për më tepër, Kutinjo te Totenhami do të ritakohet me trajnerin Maurisio Pocetino me të cilin ka punuar në periudhën kur ai ishte në radhët e Espanjolit në Ligën Spanjolle.

sfidanti.al