Raportet mes Sir Aleks Ferguson dhe Xherard Pike nuk kanë qenë shoqëruar aspak me vlerësime pozitive në aspektin futbollistik. qendërmbrojtësi spanjoll u la i lirë të largohet nga Mancester Junajtid nga ana e Ferguson, me futbollistin që mesa duket ka lënë pas kujtime tragjikomike.
në fakt, Pike’ duket se ka bërë jo pak ‘marrëzira’ në Mancester, gjatë aventurës së tij me Djajtë e Kuq dhe këto i tregon ai vetë në dokumentarin ‘Matchday’.
‘Kam përjetuar episode aspak të këndshme në Mancester-tregon Pike-disa herë e kam parë veten në rajonin e policisë. por do të jetë më mirë që disa tema të mos preken. Isha shumë i ri. gjithsesi Mancester nuk është kaq keq sa e tregojnë’
Por episodi më origjinal i aventurës së Pikesë është i l8idhur me ish trajnerin Mancesterit Sir Aleks Ferguson dhe fajin e ka një lepur. Pike’ ishte me qera në një nga shtëpitë e trajnerit legjendar të Junajtid dhe për t’u ndjerë më pak i vetmuar, futbollisti mori një lepur që në mungesë të Pikesë, ‘punonte’ jo pak
‘Mora me qera një apartament nga Sir Alex dhe bleva një lepur që ia shkatërroi shtëpinë-tregon Pike’-i prishi të të gjitha, përfshi këtu edhe karriket. Dhe kur u largova Ferguson më telefonoi, ishte shumë i fyer. Skocezi e pyeti se përse kishte marrë një leputr dhe përgjigjja e Pikesë ishte shumë e thjeshte; një qen ishte shumë i madh dhe për këtë arsye zgjodha një lepur’.
sfidanti.al