Petër Shmajhell tregon sekretin..pasi të thahen lotët e Boterorit

Portieri legjendar danez, Peter Shmajhell, vuri në dukje se ai është krenar për të birin dhe lojtarët e tjerë të Danimarkës që u eliminuan me penallti nga Kroacia në 1/8-tën e finaleve të këtij Botërori. I biri i tij, Kasper, ishte heroi i perfaqësueses daneze, duke qenë se ai priti gjatë lojës një penallti të gjuajtur nga Luka Modriçi në min. e 117-të, duke e shpëtuar ekipin e vet nga humbja në shtesën e lojës. Megjitharë, “katrorët” kroatë ishin më të suksesshëm në serinë e penalltive dhe u kualifikuan për në çerekfinale. Peter Shmajhelli bëri tifozllëk për Danimarkën nga tribuna e stadiumit, ndërsa mbas ndeshjes tha:
“Kam mbetur pa fjalë. Unë nuk mund të isha më shumë krenar për vendin tim, birin tim, bashkëlojtarët e tij, stafin dhe trajnerin tonë fantastik Age Hareide. Kur të na thahen lotët, ne do ta kuptojmë sesa të mirë që ishim”, tha Shmajhelli i madh.
Sfidanti.al