O zot ndryshoje fatin !Anglezët po stërviten që të gjuajnë penalltitë!

Trajner i përfaqësueses së Anglisë, Garet Sauthgejt, i ka përcaktuar që tani lojtarët që do të gjuajnë penalltitë, nëse ndeshja e 1/8-tës së finaleve kundër Kolumbisë do të duhet që të zgjidhet përmes ruletës së penalltive.
Anglia, gjatë të gjithë historisë së kampioneve botërore, madje, edhe në kampionatet evropiane, ka pasur përvojë të keqë sa i përket gjuajtjes së penalltive. Pikërisht, vetë Sauthgejti, si lojtar, nuk arriti që të realizojë penalltinë që gjuajti kundër Gjermanisë në gjysmëfinale të Evropianit në vitin 1996.
Anglezët, në fakt, shpresojnë që duelin me Kolumbinë ta zgjidhin gjatë kohës së rregullt të ndeshjes, por, megjithatë, ata po përgatiten që të gjuajnë edhe pënalltitë.
Në seancat stërvitore lojtarët anglezë janë parë, duke gjuajtur një numër të madh penalltish. Gazeta “Miror” shkruante sot se, nëse vjen puna te ruleta e penalltive, ato do t’i gjuajnë Hari Kejn, Kiran Tripie, Xhordan Henderson, Xhemi Vardi dhe Dele Ali.
Sfidanti.al