Përfaqësuesja e Spanjës nuk arriti që ta mposhtë Rusinë në ndeshjen e 1/8-tën e finaleve të Kupës së sivjetme të Botës, megjithëse lojtarët e saj e zotëruan topin gjatë pjesës dërrmuese të ndeshjes, pra gjatë 120 minutave bashkë me shtesat, që me vonë të eliminoheshin mbas gjuajtjes së serisë së penalltive.
Sipas kompanistë së specializuar që merret me statistikat futbollistike, OPTA, spanjollët realizuan 1006 pasime të suksesshëm gjatë ndeshjes me Rusinë që përbën një rëkord të ri në këtë drejtim në kampionatet botërore. Gjithashtu, ata e zotëruan topin në 78,7 për qind të kohës, kurse rusët realizuan vetëm 191 pasime gjatë të gjithë ndeshjes!
Sfidanti.al