Përralla 8 vjeçare e Zenit Arena-s, 600 milionë dollarë, ..u bë realitet

Pas 8 vite punimesh dhe afatesh të shtyra për shkak të skandaleve korruptive dhe abuzimeve, më në fund “Zenit Arena” iu dorëzua autoriteteve ruse në kohë, për Botërorin e futbollit në Rusi në vitin 2018.

Impianti mbresëlënës është deklaruar zyrtarisht i përfunduar. Ai është i tëri i mbuluar dhe ka gjithashtu edhe një fushë të lëvizshme.

Arena e re në qytetin e Shën Pjetërburgut u kthye në një telenovelë me planet e saj të ndërtimit, aq sa edhe kryeministri Dimitri Medvedev e cilësoi katastrofike shtyrjen ekstreme prej thuajse një dekadë.

Kostoja përfundimtare e impiantit në Rusi duhet ende të vlerësohet, por sipas medieve sportive llogaritet në 600 milionë dollarë, çmim që arriti në këtë nivel pas shtyrjeve dhe korrupsionit.

Guvernatori i Shën Pjetërburgut tha se duhet ende të bëhen disa ndërhyrje për të arritur normat e FIFA-s. Impianti, që dikur njihej me emrin “Krestovsky”, është kthyer në një prej stadiumeve më moderne në botë.

Ai ka një kapacitet prej 68 mijë vendesh dhe do të presë ndeshjet e fazës finale të Botërorit 2018