Peripeci pa fund, Atletiko luan me uniformët e Argjentinës

Pas shumë peripecish, skuadra argjentinase, Atletiko Tukuman ka fituar 1-0 ndeshjen e kthimit në Ekuador, ndaj vendasve të Nacional dhe meqenëse ndeshja e parë ka përfunduar në barazim 2-2 është kualifikuar në fazën “play off” të Kupës Libertadores. Por gjithçka ka ardhur pas një kalvari peripecish. Udhëtimi me avion ishte një odise e vërtetë për ekipin argjentinas, të cilët marrin pjesë në një kompeticion kaq të rëndësishëm, pas plot 114 vitesh. Çdo gjë nisi me një problem në terminalin e aeroportit, pasi avioni ku do të udhëtonte Atletiko nuk kishte marr një leje nga kulla e vrojtimit për t’u ngritur. Pas uljes së avionit në qytetin e Kuitos u kishin mbetur vetëm 13 minuta kohë për të mbërritur në stadium, i gjithë stafi hipi në autobus dhe më në fund mbërritën në destinacion, port ë gjitha bagazhet kishin mbetur në aeroport.

Ndërkohë, i gjithë mundi dukej se po shkonte dëm, pasi nëse nuk arrinte të bëhej gati në kohë, skuadrën e priste humbja në tavolinë me rezultatin 3-0. Drejtuesit e klubit e evituan një gjë të tillë, duke I telefonuar shoqëruesve të Kombëtares argjentinase U-20, të cilët ndodheshin në  të njëjtin qytet, ku kanë marrë pjesë në Kupën e Americës për 20-vjecarët, duke u kërkuar uniformat. Fanellat erdhën dhe arbitri dha konfirmimin që takimi të niste dhe më pas të kishte një fund të lumtur.

Sfidanti.al