Për pak i prenë këmbën, tani e thërrasin në përfaqësuese!

Santi Kazorla është heroi i vitit nëbotën e futbollit. Ai bëri nëntë operacione, rrezikoi të humbiste këmbën dhe qëndroi 636 ditë jashtë fushës së futbollit. Megjithatë, ai kurrë nuk u dorëzua dhe në fund u shpërblye: në fillim të sezonit Kazorla u kthye te Vilareali i tij dhe, si “qershia mbi tortë”, atij i erdhi ftesa që të bashkohej me përfaqësuesen spanjolleqë do të zhvillojë ndeshje kualifikuese në kuadrin e Evropianit-2020 dhe kjo ndodhi tre vite mbasi ai kishte luajtur për herë të fundit me “furinë e kuqe”.

Për këtë “agjerim” të tij kaq të gjatëfajtore është fatkeqësia e madhe që ai pësoi dhe që për pak sa nuk u kthye në tragjedi. Në fund të vitit 2017, kur ai po mbushte 33 vjeç, Kazorla duhej të kthehej tek Arsenali për ndeshjen kundër Ludogorecit bullgar në kuadrin e Ligës së Kampioneve, por trajneri i asaj kohe, Arsen Vengeri, tha se ishte shpejt që ai të luante, pasi ai kishte një vit pa luajtur,

Atëkohë, në vend që të dilte në stërvitje, ai shkoi përsëri te mjekët që i operuan atij thembrën e Akilit, ai iu nënshtrua operacioneve të njëpasnjëshme, derisa në një rast, për shkak të një infeksioni, atij për pak sa nuk iu gangrenizua këmba, saqë mjekët menduan t’ia prisnin atë. Por, sidoqoftë, puna nuk shkoi deri atje, përkundrazi Kazorlau shërua dhe tani ai u kthye jo vetëm në fushën e futbollit, por edhe në kombëtaren spanjolle.

Sfidanti.al