Pep Guardiola ka deklaruar se do të marrë në konsideratë një tërheqje të mundshme nga trajningu pas dhjetë vitesh. I pyetur nëse ndien nevojën për një pauzë në karrierën e tij si trajner, ai u përgjigj: “Në vitin 2035 do të filloj të mendoj për këtë.” Sa i përket qëndrueshmërisë së projektit të Manchester City-t, Guardiola shtoi:
“Kur bën të njëjtën gjë për dekada, gjithçka bëhet krejt ndryshe. Por kjo ndodh në mënyrë natyrale. Klubi, lojtarët, trajneri, të gjithë e ndiejnë këtë.
Nuk jemi më të njëjtët si në fillim dhe për këtë ka shumë arsye. Marrëdhënia ime me drejtuesit e klubit është shumë e afërt. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për mua, e dini që shumë njerëz, përfshirë anëtarë të stafit tim teknik, janë larguar tashmë.
Secili ka dëshirat dhe preferencat e veta. Por tani për tani, unë jam ende këtu, përpara jush. Kështu që, do të shohim,” — tha trajneri 54-vjeçar i Manchester City-t, Pep Guardiola.
sfidanti.al