Pele e përcmoi? Messi gati t’i rrëmbejë rekordin legjendës

‘Messi përdor vetëm 1 këmbë, ka vetëm një version driblimi dhe nuk gjuan mirë me kokë-është kjo deklarata e bërë nga legjenda e futbollit Pele përpara disa javësh në lidhje me sulmuesin e Barcelonës duke e përcmuar atë dhe që solli jo pak reagime në botën e futbollit. Por argjentinasi iu përgjigj Pelesë në mënyrën e tij duke u bërë gjithnjë protagonist në fushën e lojës.

Pasi kaloi Gerd Mylerin në nëntor për numrin më të madh të shënuar me të njëjtën skuadër me 566 gola, kapiteni i kampionëve të Spanjës tani ka vënë në shënjestër atë të vetë Pelesë. Sulmuesi 31 vjecar pas dy golave të shënuara ndaj Espanjolit, ka shkuar në kuotën e 593 golave dhe ëshytë vetëm 50 gola larg Pelesë që ka 643 gola me të njëjtën skuadër në bilancin e tij

Ky objektiv nuk është një mision i pamundur që të arrihet nga Lionel Messi duke qenë se argjentinasi na ka mësuar gjatë kësaj dekade me shënimin e 40 golave brenda 1 sezoni. Nëse argjentinasi do të vazhdojë me këtë ritëm, atëherë Pelesë do t’i duhet të shohë teksa rekordi i tij i shumë e shumë dekadave të kalojë në duart e Mssit, herët a vonë.

sfidanti.al