Kristiano Ronaldo, tjetër biznes; tani me një pasticeri në Torino

Kristiano Ronaldo është vërtet një makinë parash. pas investimeve të kryera në sektorin e veshjeve sidomos atyre intime, ylli i Juventusit është gati të hyjë edhe në biznesin kulinar dhe po mendon që një hap të tillë ta ndërmarrë pikërisht në Torino. Sipas ‘Corriere di Torino’, portugezi, 5 herë fituesi i Topit të Artë, ka sfaqur interesin për hapjen e një pasticerie luksoze në qendër të Torinos.

‘Pasticceria Ronaldo’ , kështu do të quhet  ky dyqan ëmbëlsirash, do të jetë një dhuratë për të fejuarën e futbollistit, Xhorxhina, por edhe një homazh për qytetin kryesor të rajonit të Piemontes. Mësohet se torinezët do të gjejnë në këtë pasticeri që do të jetë mes Rrugës Gramsci e Rrugës Gobetti, të gjithë ëmbëlsirat tradicionale portugeze dhe jo vetëm.

sfidanti.al