Pas refuzimit të Kontes; tifozët e Romës shënjestrojnë presidentin

Rindizet klima rreth skuadrës së Romës dhe në shënjestën e tifozëve verdhekuq është vënë sërish presidenti i klubit Xhejms Palota. Shkaku është refuzimi që bëri Antonio Konte mundësisë për të marrë drejtimin e skuadrës romane si dhe deklarata më e fundit që ka bërë Palota në lidhje me stadiumin.

Kjo ka bërë që tifozët e Romës të organizohen dhe të shpalosin një tjetër parrullë në Trigoria si një protestë kundër presidentit të Romës. ‘Mijëra iluzionie dhe një refuzim i qartë është sinteza e projektit tënd.Ik!-shkruhej në parrullën e përgatitur nga tifozët për Palotën.

Tashmë tifozët e kanë humbur durimin me presidentin e klubit verdhekuq dhe deklarata e fundit e Kontes që diskretitoi projektin e Romës vetëm sa e shtoi akoma më shumë zemërimin te ta.

sfidanti.al