IAAF ‘fton’ Kaster Semenjan të garojë me meshkujt

Federata Ndërkombëtare e Atletikës nuk e ka pëlqyer aspak deklaratën e para pak ditëve të Shoqatës Botërore të Mjekëve në lidhje me cështjen Semenia. Atletja afrikanojougore sipas rregullit të ri të IAAF duhet të marrë kurë për të ulur nivelin e testosteronit duke qenë se është me hiperandrogenizëm, një rregull të cilin Semenja duket se nuk ka ndërmend ta respektojë, ndërkohë që Shoqata e Mjekëve deklaroi se vendimi është marrë pas vetëm një studimi të kryer.

IAAF nuk e pëlqeu aspak dhe ka dalë me një deklaratë duke theksuar se Semenja do të mund garojë me meshkujt nëse vendos të mos mjekohet për të ulur nivelin e testosteronit, dicka që duhet ta kishte nisur që ditën e mërkurë.
Por jo vetëm kaq, IAAF thekson se normativa për sportistet me DSD ose hiperandrogene nuk bazohet vetëm në një studim të kryer dhe shton se dërguan në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv më shumë materiale kur Semenia prezantoi edhe apelimin e saj. Qeveria e Atletikës Botërore theksoi gjithashtu se atletet me DSD 46XY do ta reduktonin nivelin e testosteronit në nivelet që gjendet te femrat normale nëpërmjet përdorimit të një pilule kontraceptive dhe metoda të tjera.

Në rast se Semenja këmbëngul në qëndrimin e saj për të mos marrë mjekim për të garuar në kategorinë e femrave, atëherë atletja e distancave të mesme do të lejohet të garojë së bashku me meshkujt. Për më tepër, Semenia do të mund të garojë në kategorinë e femrave por jo në distancat ndërmjet 400-1800 m, ose do të mund ta bëjë këtë në evenimentet jo ndërkombëtare ose në garat e kategorisë ‘intersex’.

sfidanti.al