Paris Sën Zhermeni nis lëvizjet për rinovimin me Nejmarin

Pas tratativave të dështuara të verës së kaluar për kthimin te Barcelona, Nejmar duket se është rikthyer te nivelet e larta të lojës me Paris Sën Zhermenin teksa në disa ndeshje radhazi ai ka gjetur golin. Më konkretisht në 8 ndeshjet e fundit sulmuesi Brazilian ka shënuar 9 gola dhe në Francë tashmë po mendohet për një rinovim të mundshëm të Nejmarit me kampionët e vendit transalpine.

Sipas ESPN duket se Nejmari dhe Paris Sën Zhermenit kanë gjetur paqen mes tyre madje braziliani duket I hapur për bisedimet me drejtuesit e klubit për zgjatjen e kontratës, por Nejmari fillimisht dëshiron të shohë sesi do të jetë ecuria e skuadrës në Ligën e kampioneve, objektivi I madh I futbollistit. ESPN shton se nëse Paris Sën Zhermeni eliminohet shpejt, sic ndodhi në vitet e kaluara, atëherë për parizienët do të bëhet e vështirë për të bindur Nejmarin që të qëndrojë

Por nga ana tjetër, Naser Al Kelaifit I duhet të bëjë një sakrificë të madhe ekonomike për të përmirësuar kontratën e Nejmar kur bëhet fjalë për pagën dicka që do ta ndihmonte për ta bindur lojtarin që të rinovojë dhe në fakt duket se 27 vjecari tashmë ka shprehur pretendimet e para në lidhje me këtë aspekt. Në fillim të janarit PSG bëri një ofertë të parë për rinovimin e kontratës me Nejmar, gjë që tregon se transalpinët nuk kanë ndërmend të dorëzohen përballë tentativave të Barcelonës në merkaton e verës së ardhshme. Shifrat e kësaj oferte nuk janë bërë publike, por është e qartë se ato janë më të larta se kontrata aktuale e Nejmarit. Në fakt, sipas Football Leaks, PSG duket se I ka ofruar brazilianit një kontratë me 36.8 milionë Euro në sezon.

Sfidanti.al