Paris Sën Zhermeni mbyll kërkimet e tij për kompaninë sponsorizuese. Klubi francez ka arritur marrëveshjen me kompaninë e njohur të linjës së hoteleve Accor që është edhe ndër më prestigjiozet në botë në këtë fushë. me këtë kontratë të re paris Sën Zhermeni ndërperu përfundimish bashkëpunimin me kompaninë ajrore ‘Fly Emirates’ që zgjaste prej 13 vitesh.
Nuk dihet kohëzgjatja e kësaj kontrate të re të Paris Sën Zhermenit dhe as shifra që Accor do të paguajë për të shfaqur emrin te fanelat e futbollistëve, por sipas një zëdhënësi të klubit, me këtë akord kampionët e Francës bëhen një prej 4 klubet me kontratën më fitimpruese në Evropë. në këtë pikë vendin e parë e mban Reali i madridit me vlerën prej 70 milionë Eurosh në vit që siguron nga kontrata me Fly Emirates
Në vitin 2018 agjencia financiare Deloitte e pozicionoi Paris Sën Zhermenin në vendin e gjashtë në klasifikimit të klubeve me të ardhurat më të larta me 547.1 milionë Euro, një klasifikim ky që kryesohet nga Reali i Madridit që ka regjistruar të ardhura prej 750.9 milionë Euro
sfidanti.al