Në momentin që Leonardo dha dorëheqjen nga posti i tij në bordin drejtues të Milanit, për të gjithë u bë e qartë se braziliani do të kthehej te Paris Sën Zhermeni, në fakt kanë kaluar vetëm dy javë dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i këtij kalimi.
Antero Henrike që deri tani ishte në rolin e Drejtorit Sportiv të kampionëve të Francës, ditën e enjte pranoi zgjidhjen e kontratës me Paris Sën Zhermenin duke i hapur rrugën epokës së dytë të Leonardos te transalpinët, pas eksperiencës që braziliani përjetoi në periudhën 2011-2013
Ndërkaq, media franceze ka ndjekur hapat e parë të Leonardos që në orët e kaluara është takuar me Tiago Motën i cili është gati të lërë drejtimin e skuadrës së U19. Leonardo do të kërkojë që ta mbajë ish mesfushorin e përfaqësueses italiane i cili do të kërkojë të mësoje sesi do të strukturohet përsa u përket skuadrave të të rinjve. Përvec kësaj, takimi rezultoi se ishte i dobishëm për të kuptuar edhe se cilat janë problematikat në organigramë me të cilat Leonardo do të përballet me të marrë zyrtarisht detyrën.
Por jo vetëm kaq, Leonardo duket se është zhytur menjëherë në punët e merkatos së transferimeve për të drejtuar Paris Sën Zhermenin në një ofensivë të fortë për De Ligt që kërkohet edhe nga Barcelona e Juventus.
sfidanti.al