Skariolo, trajneri italian që mund të ndryshojë historinë në NBA

Nuk është se nuk ka ndodhur, por duket si diçka kaq shumë e rrallë. Të mendosh një trajner i huaj në NBA, është thuajse njëlloj si të mendosh për jetën në Mars, por ndoshta Serxho Skariolo mund ta ndryshojë këtë traditë thellësisht të fuqishme. Paragjykimi më i madh i mbetur në basketbollin e Amerikës së Veriut mori një goditje të fortë pikërisht nga trajneri italian, që fitoi titullin e NBA-së si ndihmës tek Toronto Raptors.

Skariolo është një personalitet i trajningut, por mentaliteti në NBA është i tillë që ai u detyrua të ishte ndihmës i një djali shumë më të ri, që mund të quhej nxënësi i tij, Nik Nërsit.

I vetmi kryetrajner jo amerikan në NBA deri tani mbetet serbi Igor Kokoshkov, i cili është gjithashtu i pari i huaj që u bë ndihmëstrajner, dhe i pari i huaj që fitoi titull në NBA (në 2004), si dhe që ishte pjesë e stafit në një Ndeshje të Yjeve në NBA.

I dyti mund të jetë Skariolo, sot në moshën 58-vjeçare, një njeri me përvojë tepër të madhe, që ka dalë kampion në Itali dhe dy herë kampion i Spanjës, ndërsa sot është njëkohësisht edhe trajner i kombëtares spanjolle. Trajneri i parë i Torontos, Nik Nërs, është 51 vjeç, dhe ka qenë ndihmës tek Toronto që nga viti 2013. Mediat amerikane dhe ato europiane shkruajnë se këshillat e Skariolos ishin tepër të rëndësishme, duke pasur parasysh përvojën, aftësinë dhe personalitetin e tij.

Sfidanti.al