Akuzat për përdhunim, Nejmar disa orë në polici: E vërteta do të dalë herët a vonë.

Ashtu sic kishte bërë të ditur avokatja Maira Fernandes, Nejmar është paraqitur në rajonin e policisë së Sao Paulos për t’iu përgjigjur akuzave për përdhunim të bëra nga modelja Nazhila Trindade. Nejmar shkoi në rajonin e policisë i mbajtur në paterica për shkak të një dëmtimi të pësuar në kavilje që e la atë jashtë Copa Amerika dhe u mor në pyetje për disa ore.

Sipas asaj që thekson media braziliane, Nejmar në polici konfirmoi versionin e dhënë edhe në mesazhin e dhënë në rrjetet sociale teksa deklaroi se raporti seksual me Nazhilën ishte konsensual, ndërkohë që më pas foli edhe për median që këmbënguli në pafajësinë e tij, sigurish pa harruar të falenderojë të gjithë ata që e mbështetën në këtë moment.

‘Nuk kam bërë asgje, jam i pafajshëm dhe për këtë jam i qetë. E vetmja gjë që dua është që e gjithë kjo të mbarojë sa më shpejt’.

Ndërsa Nejmar jepte versionin e tij të fakteve në polici, avokati i ri i viktimës së supozuar që është i katërti i saj konfirmoi akuzat e 26 vjecares.

‘Deri sa të provohet e kundërta, Nejmar është i akuzuari dhe i takon atij që të vërtetojë pafajësinë e tij-tha avokati Kozme Arauzho-janë të shumtë ata që duan të bëjnë të mendohet se klientja ime është e cmendur ose dashakeqe, por nuk do t’ia dalin mbanë. Unë i besoj asaj dhe faktet i japin të drejtë’.
Ndërkaq, hetuesit pritet të mbyllin fazën e parë të hetimeve dhe sipas burimeve juridike do të bëjnë prononcimin e tyre në një kohë të shkurtër me shumë mundësi brenda këtij muaji.

sfidanti.al