Paradoksi galaktik i madrilenëve : Reali në zbritje, Benzema në ngjitje!

Karim Benzema ka shënuar 30 gola në të gjithë konkurrimet dhe ai është golashënuesi më i mirë i Realit në këtë sezon. Duhet të vihet në dukje se ky eshtë sezoni i tij i dytë më i mirë, kur është fjala për golat, qëkur ai ka ardhur në “Santiago Bernabe”. Ky sulmues francez luajti në ndeshjen e tij të 50 nga 52 të mundshmet në të gjithë konkurrimet. Benzema ka luajtur në çdo ndeshje të Realit në La Liga, Ligën e Kampioneve, kampionatin botëror të klubeve dhe Superkupën evropiane. Të vetmet dy ndeshje, në të cilat Benzema nuk ka luajtur, kanë qenë ato të Kupës së Spanjës. Asnjë lojtar tjetër i Realit nuk ka luajtur më shumë ndeshje se Benzema.
Benzema gjithashtu gjatë këtij sezoni ka kaluar më shumë kohë sesa çdo kush tjetër në fushën e lojës, gjithsej 4048 minuta, ndërkohë që mbas tij vijnë Serhio Ramos – 3661 minuta dhe Rafael Varan – 3415 minuta. Po ashtu, Benzema ka qenë në formacionin e parë në 20 ndeshjet e fundit të Realit në La Liga, Kupën e Spanjës e Ligën e Kampioneve dhe në asnjë prej tyre nuk është zëvendësuar.
Sfidanti.al