Problemet në aspektin sportiv duket se nuk ndikojnë aspak në shëndetin financiar të Mancester Junajtid. Klubi anglez publikoi të dhënat e vitit fiskal 2018/2019 që u mbyll në 30 qershor të këtij viti ku ai rezulton se ka regjistruar të ardhura rekord prej më shumë se 700 milionë Eurosh, ose 6.3% më shumë se vitin e kaluar.
Kjo rritje e të ardhurave të Djajve të Kuq ka ardhur kryesisht si pasojë e rritjes së të ardhurave të të drejtave televizive me 18.1% për 273.5 milionë Euro dhe kjofalë sistemit të ri të shpërndarjes së të ardhurave për Ligën e Kampioneve, ndërsa të ardhurat nga stadiumi dhe ato komerciale duke përfshirë edhe sponsorizimet janë pak a shumë në nivele të qëndrueshme.
Sfidanti.al