Skuadra e Palmeriasit përjetoi momente paniku. Avioni me të cilin po udhëtonin futbollistët, stafi mjekësor dhe drejtuesit e kampionëve të Brazilit rrezikoi të rrëzohej teksa po tentohej ulja e tij në Mendoza të Argjentinës ku Palmeirasi do të zhvillonte ndeshjen e Kupës Libertadores me Godoy Cruz.
Mësohet se ky avion pati 2 herë probleme gjatë fazës së uljes, madje piloti u detyrua të ndërpriste manovrën dhe të ngjitej në mënyrë të menjëhershme në kuota të larta. Sipas burimeve pranë kësaj skuadre, disa prej pjesëtarëve të saj u ndjenë keq
Gjithsesi, në fund avioni i Palmeirasit arriti të ulet në pistën e aeroportit të Rosarios. Tashmë nuk dihet se kur mund të luhet sfida me Godoy dhe nuk përjashtohet mundësia që ajo të shtyhet
sfidanti.al