Sfidë në distancë, Vela i përgjigjet Ibrës: Jam unë më i miri

‘Unë këtu jam si një Ferrari mes makinave Fiat-kështu e përkufizoi veten Zlatan Ibrahimovic duke ndezur atmosferën në prag të derbit mes LA Galaxy dhe LA FC e mbyllur 3-2 për Galaxy. në përfundim të sfidës suedezi e shtoi dozën e vetëvlerësimit pas krahasimit që i bënë me Karlos Velën.

‘Jam dukshëm lojtari më i mirë në SHBA-shtoi Ibra me ‘modestinë’ e tij të zakonshme-Karlos Vela është këtu në moshën 29 vjecare, unë kur isha sa ai fitoja në Evropë’.

Këto fjalë sollën reagimine sulmuesit meksikan i cili u kundërpërgjigj menjëherë edhe ky me një deklaratë të fortë.

‘Besoj se të krahasimi me Ibrahimovic në përgjithësi është një fyerje për të-tha Karlos Vela për ESPN-por për momentin nëse shohim vetëm statistikat dhe heqim faktorin moshë, unë jam më i miri. Ky është realiteti. Mendoj se vetëm Messi e Ronaldo kanë dicka më shumë.

sfidanti.al