Ozili dhe nusja e tij do gëzojnë me dasmën e tyre edhe … 1000 fëmijë

Kjo ndoshta mund të jetë dita më e rëndësishme në jetën e tyre, por, sidoqoftë, Mesut Ozil, dhe nusja e tij e re, Amine Gjulshe, do ta shënojnë dasmën e tyre me një gjest me të vërtetë mjaft të këndshëm. Çifti i ri vendosi që të ndihmojë shumë fëmijë në botë.

Mesfushori i Arsenalit dhe nusja e tij do të paguajnë shpenzimet për operacionet e 1000 fëmijëve në vende të ndryshme të botës.

Mesuti dhe Amineja i kanë paralajmëruar të ftuarit në dasmën e tyre që të mos sjellin dhurata, por para të thata që do të përdoren për qëllime bamirësie, konkretisht për fëmijë nevojtarë anekënd botës.

Më 2014, futbollisti gjerman i lartpërmendur i Arsenalit e fali premion e tij të kampionatit botëror të atij viti në Brazil me vlerë prej 240 000 sterlinash, duke paguar operacionet e 23 fëmijëve brazilianë.

Sfidanti.al