Osimhen, Raspadori, Simeone të dëmtuar, me kë luan Napoli në Champions?!

Në momentin më të rëndësishëm vjen ky lajm i keq, dhe që nuk ka të bëjë vetëm me sulmuesin kryesor. Pasi presidenti De Laurentis pranoi se Viktor Osimhen nuk mund të luajë ndaj Milanit në Champions, tashmë mësohet të reja edhe për sulmuesit e tjerë, Raspadori dhe Simeone. Ky i fundit është e sigurt që nuk luan, ndërsa Raspadori ende ka ndonjë shpresë. Për Milanin, këto lajme janë si muzikë e bukur.

Sfidanti.al