Optimizëm në shtëpinë e PSG për rinovimet; pranë ai me Neymar, Mbappe merr kohë

Te Paris Saint Germaini ka optimizëm përsa u përket kontratave të Neymar e Mbappe. Të dy futbollistëve u skadojnë kontratat respektive në vitin 2022 dhe te kampionët e Francës prej kohësh ka nisur puna për këtë cështje që është në një fazë të rëndësishme. Këtë e shpjegon Drejtori Sportiv i parizienëve, Leonardo që bën të ditur gjithashtu objektivin e PSG për të rinovuar edhe me Di Marian e Bernat.

Mes Neymar e Mbappe, është francezi që merr më shumë kohë me sulmuesin që preferon që të studiojë gjithcka me qetësi. Ylli i PSG pas tregolëshit në Camp Nou nënvizoi se ndihet mirë te PSG, një prej sinjaleve qetësuese për cështjen prioritet të emirëve nga Katari që duhet të heqë qafe konkurencën e Realit të Madridit.

‘Për kontratën e Kylian po flasim prej kohësh-tha Leonardo në një intervistë për radion publike France Bleue-në fillim ishte sidomos për të qenë të qartë për pozicionin tonë dhe për atë që duam. Tani mendojmë se po shkojmë në një pikë ku duhet marrë një pozicion dhe një vendim. Ka hapje për dialog’

Dhe kjo vlen edhe për Neymar. ‘Jemi në rrugën e duhur,  por duhet tëvijë konfirmimi me firmën dhe nuk është ende rasti-shtoi Leonardo, një shenjë kjo që tregon se akordi është shumë pranë sic e kishte thënë edhe në ditët e kaluara.

Sfidanti.al