‘Vetëm 10 klube mund t’ia lejojnë vetes të blejnë Haaland-u shpreh agjenti i fubollistit Mino Raiola në lidhje me të ardhmen e talentit norvegjez, frazë që gjeti përgjigjen e menjëhershme të Drejtorit Sportiv të Borussias së Dortmundit, Michael Zorc që lëshoi edhe një batutë.
‘Nuk besoj se do të shkojë te të 10 klubet-tha Zorc-deklaratat e Raiolës nuk më shqetësojnë aspak, është një pohim normal që nuk duhet të bëjë shumë zhurmë. Ne jemi të lumtur që e kemi Haaland këtu, ka shënuar shumë gola për ne dhe vazhdojmë të programojmë të ardhmen bashkë me të’.
Sfidanti.al