Nuk është se do të ketë ndonjë problem të madh, sepse edhe stadiumi i Atalantës është shumë i mirë (edhe pse më i vogël), veçse shqetësimi është më shumë për fushën. Stadiumi “Olimpiko” i Romës ndjen “peshën” e ndeshjeve të shumta, pasi aty luajnë të dyja skuadrat e kryeqytetit, Roma e Lacio, si dhe ka ndeshje të sportit të regbisë. Do të luhet Lacio-Salernitana në Serinë A, do të luajë Roma në Ligën e Konferencës ndaj Bodo Glimtit, dhe do të ketë regbi. Kombëtarja e futbollit e Italisë, kampione e Europës në fuqi, me shumë gjasë do të shkojë në stadiumin e Bergamos, ndonëse vendimi pritet të merret sot.
Sfidanti.al