Olhanense, Edgar Davids bën debutimin; ndëshkohet menjëherë me karton të kuq

Olhanense, klubi i Divizionit të tretë në Portugali, habiti botën e futbillit duke bërë të ditur caktimin e Edgar Davids si trajnerin e ri të saj. Është e vërtetë që Davids ka një eksperiencë të shkurtër në pankinë duke parë kohët e kaluara te Barnet(skuadër e divizionit të katërt në futbollin anglez), fillimisht si asistent dhe më pas si trajner I parë në 2012-2014. Më pas ai ka qenë në rolin e asistentit te Holanda U20 në mars të 2018. Që nga muaji gusht 2018 ishte zv/trajner i Telstar, skuadër e Divizionit të Dytë Holandez

Por debutimi i tij në javën e 11 në Campeonato de Portugal nuk ishte ndër më të mirët. Ditën e diel Davids u ndëshkua me karton të kuq kur ndeshja me Lusitano de Evora kishte përfunduar dhe trajneri holandez  e mësoi vetëm më pas. Si e zbuloi? Duke lexuar raportin e arbitrit pas ndeshjes. Përsa i përket ndeshjes, Olhanense e mbylli atë me barazimin 0-0. Davids e la fushën e lojës i zemëruar më shumë për kartonin e kuq sesa për rezultatin duke preferuar të mos bëjë asnjë deklaratë për shtyp.

Sfidanti.al