Skandal në Brazil pas derbit; betejë me armë zjarri mes tifozëve të Sao Paulos dhe Santosit

Pas derbit paulist mes Sao Paulos dhe Santos i fituar nga ky i fundit 1-0, një ndeshje që u zhvillua me dyer të mbyllura, në ambientet rreth stadiumit të Morumbi shpërtheu lufta mes tifozëve të të dyja skuadrave. Tifozët u përballën me shkopinj dhe madje disa prej tyre nxorën edhe armët e zjarrit.

Në një video që shumë shpejt bëri xhiron e botës në internet, shfaqeshin rreth 50 persona që përdorën cdo mjet që arritën të gjenin për t’u përleshur me njëri-tjetrin. Policia Ushtarake e Campinas tha se manifestimi u mbyll nga agjentës pas shpërndarjes së personave që po provokonin një revolet. Është e kotë të thuash që në një moment të komplikuar të pandemisë coronavirus në Amerikën e Jugut, ku infeksionet janë gjithnjë e më shumë në rritje, e gjithë kjo histori është e padëgjuar

Sfidanti.al