Nxënësi mund mësuesin; Chelsea I Lampard thyen Totenhemin e Murinjos

Fitorja e Celsit në fushën e Totenhemit është rasti tipik I frazës; nxënësi kalon mësuesin. Blutë e drejtuar nga Lampard iu imponuan skuadrës së Hotspurs të Zhoze Murinjos pikërisht në shtëpinë e tyre teksa fituan derbin londinez me rezultatin 2-0 duke bërë një tjetër hap para në garën për zonën Champions.
Buzëqesh Frank Lampard që la pas krahëve një periudhë jo shumë të shkëlqyer duke I dhënë leksion mësuesit të tij Murinjo.

Blutë e morën avantazhin  në minutën e 12 me një gjuajtje në diagonale të Uillian. Përpara se skuadrat të shkonin në dhomat e zhveshjes, Gazaniga në një dalje të tij shkakton faull ndaj Alonsos, por arbitri nuk e akordoi penallti, një vendim që u kthye nga sistemi VAR dhe Uillian u tregua I saktë nga pika e bardhë.

Në pjesën e dytë, Son bëri një reagim antisportiv kundër Rudiger duke u ndëshkuar me karton të kuq për të lënë Totenhemin në inferioritet numerik duke shuar shpresat e Hotspurs për ndonjë përmbysje të mundshme, përkundrazi skuadra e Murinjos rrezikoi në disa raste të pësojë golin e tretë

Sfidanti.al