Kur thua Mançester Siti, është njëlloj sikur ke shqiptuar emrin Paris SG, klube sheikësh të mësuar me miliona e miliona pa fund nga “puset” e Lindjes së Mesme. Kjo është padyshim një e vërtetë, por këtu ka edhe diçka tjetër, konkretisht për Sitin.
Klubi, ku ekipin e parë e drejton Pep Guardiola, duket se ka ndërtuar themelet e së ardhmes, dhe se ka mësuar “abc”-në e futbollit, duke u mbështetur tek Akademia. Jo, se skuadra e Guardiolës është një fotokopje e Barcelonës së Guardiolës, “Made in La Masia”, pasi lojtarët e “qytetarëve” kanë ardhur nga të katër anët e botës.
Gjithsesi, akademia po punon shumë mirë dhe është bërë burim serioz të ardhurash. Plot 145 milionë euro janë përfituar nga transferimi i 13 talenteve të krijuar në klub, që kanë qenë të moshave nga 18 deri në 22 vjeç. Më të njohurit ndër tyre janë Xhejdon Santo që po shkëlqen tek Dortmundi, dhe Brahim Diaz, që sapo firmosi për Realin (që të dy, në foto). Transferimi më i shtrenjtë është ai i 22-vjeçarit Iheanaço për 28 milionë euro, ndërsa Guardiola ka një 18-vjeçar që e cilëson të pashitshëm, dhe ky është Fil Foden.
Transferimet e Akademisë
Brahim Diaz 24 milionë euro, Reali
Keleçi Iheanaço 28 milionë euro, Leister
Angus Gan 15 milionë euro, Sauthempton
Enes Unal 14 milionë euro, Vijarreal
Xhejzën Denajer 11 milionë euro, Lion
Pablo Mafeo 9 milionë euro, Shtutgart
Roni Lopez 9 milionë euro, Monako
Karim Rekik 8 milionë euro, Marsejë
Xhejdën Sanço 7 milionë euro, Dortmund
Anzhelinjo 6 milionë euro, PSV Ajndhoven
Oliver Ntçam 6 milionë euro, Sëlltik
Seko Fofana 4 milionë euro, Udineze
Bersant Celina 4 milionë euro, Suonsi
Sfidanti.al