Një trofe është fjala që është kthyer në fiksim për tifozët e Totenhemit, dhe për futbollistët e skuadrës. Pa tituj që nga viti 2008, ata kanë shansin më të mirë për të triumfuar në Kupën e Ligës, ndërsa përfunduan me sukses 1-0 ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Çelsit. Derbi i Londrës, luajtur në “Uembli” u vendos me një penallti të kthyer në gol nga Harri Kejn, por tifozët e Totenhemit duhet të mbajnë në gojë një tjetër emër, atë të VAR-it.
Ishte teknologjia që nxorri të gabuar gjyqtarin në episodin e pjesës së parë, dhe i dha mundësi zv. kapitenit që të shënonte golin e vetëm të sfidës. Mbetet takimi i dytë në “Stemford Brixh”, dhe kualifikimi është i hapur, pasi gjithçka mund të ndodhë. Për momentin, ndër dy Mauricios, më i lumtur është padyshim trajneri i Totenhemit, Maurisio Poçetino, ndërsa Mauricio Sarri i Çelsi është i mërzitur dhe nën presion të madh.
Sfidanti.al