Van der Vart nderron sport dhe del…nenkampion bote

‘Tani do te argetohem ne nje menyre tjeter-keshtu u shpreh Rafael Van der Vart ne muajin nentor kur beri te ditur terheqjen nga futbolli i luajtur qe erdhi pas nje sere demtimesh e njepasnjeshme. 34 vjecari qe ka veshur edhe fanelen e Ajaksit, Totenhemit e Realit te Madridit, duket se i kishte te qarta idete per atw cfare do te bente ne te ardhmen duke i habitur te gjithe me menyren qe gjeti per t’u argetuar.

Ish mesfushori ne 2 muajt e fundit iu dedikua 1 sporti ke shigjeta te vogla (Dart) madje duke arritur rezultate e shkelqyera. Van der Vart mori pjese ne Boterorin e personave te famshem ne kete lloj sporti madje duke u renditur ne vendin e dyte, kjo edhe fale Mikael Van Gerven qe konsiderohet si ‘Mesi i shigjetave’, me te cilin ai formoi edhe nje skuader.

Van der Vart u be njekohesisht edhe objekt i nje loje te kendshme fjalesh pasi filluan ta therrisnin ‘Van der Dart’ duke iu referuar termit ne anglisht te shigjetave te vogla, ‘Darts’.

Sfidanti.al