Një anglez “vret” Gari Linekerin te Barcelona.. mbas 29 vitesh!

Barcelona është një klub që, gjatë historisë së vet, theksin shumë e ka vënë tek akademia e saj e të rinjve dhe, kur është fjala për futbollistë të huaj që luajnë me të, ata shkelin rrallë herë në “Kamp Nou”. Futbollisti i fundit nga Anglia që ka luajtur me Barcelonën, është Gari Linekeri legjendar dhe, tani, mbas 29 vitesh, qëkur ai ka luajtur për herë të fundit me ekipin katalonjas, në ndeshjen e fundit të Barcelonës me Espanjolin në finale të Superkupës jozyrtare të Katalonjës, në fushë doli si debutues futbollisti i ri 19-vjeçar anglez, Markus MekGuein, që u ble, në janar, nga Arsenali dhe, tani, luan me ekipin e të rinjve të katalonjasve.

Sulmuesi legjendar anglez, Lineker, i dërgoi një mesazh urimi bashkatdhetarit të tij të ri, duke i uruar suksese të mëdha në karrierën e tij.

Sfidanti.al