Manchester City dhe Bayern Munich kanë bërë oferta për talentin e madh të Lyonit dhe s’ndalen.
Sipas RMC Sport, dy skuadrat e medha janë në garë serioze për 16-vjeçarin Willem Guebbels, dhe tashmë kanë bërë ofertat e tyre.
Guebbels shkroi histori në shtator kur u bë lojtari i parë i lindur në shekullin e 21-të që paraqitet në Ligë 1.
Lyon shpreson se do t’i kundervihet Manchester Cityt dhe Bayern për t’ia siguruar sulmuesit një kontratë profesionale.