Juventus është aktive në merkato me objektiva ambiciozë si Jadon Sancho, Darwin Núñez dhe Randal Kolo Muani, por mungesa e fondeve po e ngadalëson ndjeshëm procesin. Pavarësisht se ka përfituar mbi 60 milionë euro nga shitjet e disa lojtarëve si Rovella, Costa, Fagioli, Mbangula dhe Pellegrini, drejtuesit e klubit presin ende 90 milionë euro për të përmbyllur objektivat.
Shitjet e Douglas Luiz, Timothy Weah dhe Dusan Vlahovic janë të bllokuara. Luiz kërkon largimin drejt Premier League, por interesimi konkret mungon. Weah dëshiron të transferohet te Marseille, por Juve pret ofertë më të lartë. Ndërkohë, Vlahovic mbetet një problem për shkak të pagës së lartë dhe mungesës së ofertave serioze. Deri në zgjidhjen e këtyre situatave, Juventusi nuk mund të avancojë në merkato.
sfidanti.al