Nga Nojer tek Godin, gjashtë kapitenë injoruan Ronaldon dhe Mesin

Kristiano Ronaldo ka mposhtur Lionel Mesin edhe në garën e FIFA-s, për lojtarin më të mirë, por edhe pse patën një sezon të jashtëzakonshëm, jo të gjithë personazhet që e kanë këtë të drejtë kanë votuar për ta. Në mesin e shumë kapitenëve, janë vetëm gjashtë që kanë injoruar futbollistët më të mirë të këtij shekulli.

Manuel Nojer i Gjermanisë ka zgjedhur të votojë për Toni Kros, Mesut Ozil per Robert Levandovskin, kapiteni i Maltës, Mikael Mifsud, që ka votuar për Injestën, Nejmar dhe Sançez, Hasin Ali i Somalisë, që ka zgjedhur Bufonin, Injestan dhe Nojerin dhe deri tek Diego Godin i Uruguait, i cili ka votuar për Suarezin, Griezmanin dhe Injestan.

Sfidanti.al