Neymar sulmon PSG, e fajëson për mungesën e ritmin

Pas humbjes së Paris Saint Germainit me Borussia Dortmund 2-1, Neymar foli për RMC Sport në lidhje me këtë rezultar duke mos e fshehur aspak zhgënjimin e tij dhe sulmoi skuadrën e tij për mungesën e ritmit në këtë ndeshje edhe pse ai arriti të shënojë një gol që I lë llogaritë e kualifikimit të hapura për ndeshjen e kthimit

‘Është shumë e vështirë të rrish 4 ndeshje pa luajtur, por për fat të keq nuk ishte vendimi im-tha Neymar-vendimi ishte I klubit dhe stafit mjekësor dhe mua nuk më pëlqeu’.

Neymar pësoi një dëmtim në brinjë në 1 shkurt në ndeshjen me Montpellier dhe që nga ai moment nuk luajti asnjë ndeshje pasi Tuchel nuk donte të rrezikonte me të

‘Kemi diskutuar shumë për këto vendime sepse unë gjithnjë kam dashur të luaj-vijoi Neymar-ndihesha mirë, por klubi kishte frikë. Në fund isha unë ai që vuajti më shumë. E kuptoj pjesërisht vuajtjen e klubit sepse në 2 sezonet e fundit jemi eliminuar në 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve. I respektoj vendimet e klubit, por kjo nuk mund të ndodhë, sepse futbollisti vuan. Është e vështirë të luash 90 minuya pa pushim. Po të isha në një formë më të mir, do të kisha zhvilluar një ndeshje më të mirë’.

Sfidanti.al