Fernando Alonso konfirmon pjesëmarrjen në garën Indy500 të këtij viti

Fernando Alonso do të garëojë në 500 Milje të Indianapolis të këtij viti dhe është vetë piloti spanjoll që e konfirmpoi këtë gjatë një bisede me fansat e tij në Instagram. Kur u pyet në lidhje me pjesëmarrjen e tij në këtë kompeticion, përgjigjja e Alonsos ishte mëse e qartë

‘Sigurisht. E kam thënë dhe ju e dini që është objektivi im madhor në këtë vit ‘të qetë’ dhe me më pak gara-tha Alonso si për habinë e të gjithëve. Por kur u pyet se me cilën skuadër ai do të garojë në Indy500, Alonso u shfaq pak më kriptik e misterioz. ‘Ti si mendon?-ishte përgjigjja e pilotit spanjoll.

Ndërkaq, këtë të mërkurë, skuadra Andretti me të cilën Alonso garoi për herë të parë në Indy, zyrtarizoi ardhjen e pilotit James Hinchcliffe për 3 teste në IndyCar dhe këtu përfshihet edhe kjo garë legjendare. Kjo ishgte dicka që pritej, por sipas AP, në orët në vazhdim mund të zyrtarizohet edhe ardhja e Fernando Alonsos që do të ishte me një skuadër të tretë McLaren me motor Chevrolet, por me mbështetjen teknike të Andrettit

Sfidanti.al